Premier Liga angleze është tronditur dhe është përfshirë në polemika të mëdha pasi një arbitër goditi një futbollist në fushën e lojës. Në fund të pjesës së parë mes Liverpulit dhe Arsenalit, gjyqtari anësor, Konstandin Haxhidakis, kapet nga kamerat duke goditur me bërryl mbrojtësin vendas, Andi Robertson. Nuk dihet se çfarë e detyroi arbitrin që të vepronte në atë mënyrë, por gjithsesi, kjo skenë ka bërë xhiron e botës duke qenë e paprecedentë. Shoqata e Arbitrave të Premier Ligës ka premtuar se do të ketë një hetim për veprimin e arbitrit dhe se do të merret një vendim. Pas goditjes, lojtarët e Liverpulit protestuan pranë arbitrit kryesor, i cili i dha Robertsonit një karton të verdhë. Ndeshja në stadiumin “Anfild” ishte shumë e fortë dhe përfundoi 2-2 duke i dëmtuar shanset e Arsenalit për titullin kampion, ndonëse londinezët mbeten në vend të parë.
Sfidanti.al