Futboll apo dhunë-boll? A vlen jeta e njeriut sa 3 pikët e ndeshjes..

Si kështu? A vlen një jetë njeriu sa 3 pikët e një ndeshjeje. Arbitri Juxhin Xhaja, i caktuar për të drejtuar ndeshjen Kastrioti – Laçi, qënka kërcënuar me jetë në prag të ndeshjes Kastrioti-Bylis. Edhe një javë më parë, sipas deklaratës së FSHF-së, arbitrat kanë anulluar një gol të Laçit, pasi ishin kërcënuar me jetë. Por “sinqeriteti” i deklaratës zyrtare arrin kulmin kur thuhet se “ Të ndjerë vazhdimisht të kërcënuar , zyrtarët kanë patur frikë të deklarojnë me shkrim apo të denoncojnë veprime të tilla..”

Pyetja vlen sa një jetë : përse e vazhdojmë këtë lloj futbolli, kur jo vetëm jeta e arbitrit Xhaja , por jetët e arbitrave, paskan qënë me kohë në kërcënim? Pse FSHF-ja ka “luajtur me kokat e proletariatit”, e ka mbajtur sekret sipas zakonit të vjetër, dhe tani na e injekton frikën … me një sinqeritet të skajshëm.

Madje, kjo lloj dhune në emër të jetës, paska ringjallur edhe Shoqatën e Arbitrave, e cila kur çohet se “vdekuri”, shfaqet tejet e indinjuar nga rasti në fjalë. Sikur të kishte gojën e vet Shoqata, do të kallzonte se askush nga arbitrat tanë , tërë këto vite, në Superligë apo në Kategori të Parë, nuk ka shpëtuar pa dëgjuar trokitjen e ..dhunës!

Sfidanti.al