Brajtoni merr ndjesën e tretë të Premier Ligës, por ku janë pikët?!

Skuadra modeste për fat nuk ndodhet në pozita për të rënë nga kategoria, por gjithsesi ka objektiva. Brajtoni është ndëshkuar disa herë pa të drejtë nga arbitrat në Premier Ligë këtë sezon, gjë që i ka kushtuar disa pikë. Shefi i arbitrave të kampionatit, Hauard Ueb, i kërkoi falje Brajtonit për faktin që nuk iu dha një penallti në humbjen ndaj Totenhemit. Mitoma u pengua në mënyrë të parregullt nga Hojbjerg, por 11-metërsh nuk u dha. Është e treta herë që që “pulëbardhat” dëmtohen nga arbitrat, e ndoshta po të kishin pasur pikët, mund të ishin më afër zonës europiane.

Sfidanti.al