Munguan vetëm pak minuta, veçse mund të kishte qenë shumë më ndryshe. Arsenali ishte shumë pranë një fitoreje të madhe në “Anfild” dhe ndoshta vulosjes së fitores së titullit kampion, veçse Liverpuli jo vetëm që barazoi, por edhe mund t’i kishte marrë të treja pikët. Pasi Gabriel Martini dhe Gabriel Zhezus shënuan për kryesuesit që në 28’ e para, Salah shkurtoi shifrat në 42’, dhe pastaj humbi penallti në 54’. U desh goli i Roberto Firminos në 87’ që të realizohej barazimi 2-2, ndërsa Salah dhe Konate patën raste të pabesueshme në minutat 93 e 94. Portieri Ramsdeil shpëtoi “topçinjtë” që kryesojnë renditjen me 73 pikë ndaj 67 të Mançester Sitit, që ka një ndeshje më pak të luajtur.
Sfidanti.al