Prapë unë usta ! Shkarkimet e Stavri Nicës..serial per Netflix

Shkarkimet e Stravri Nices në ekipin e Laçit, tashmë janë bërë për një film serial , i denjë për “Netflix”.  Edhe sikur ta pyesësh vetë Stavri Nicën se,  sa herë është shkarkuar nga Laçi, apo  të pyesësh në klubin kurbinas, pyetja do të kapte mat nga i pari deri tek i fundit i klubit. Stavri Nica, një trajner që zakonisht spikat edhe për nga kurajo profesionale, nuk e ndali dot këtë telenovelë të pakëndshme. Aq sa arriti  ky “dëbimi i fundit”, sa hap e mbyll sytë, fill pas javës së parë!

Dhe sa herë që Nica largohet nga Laçi, “kasandrat e shkarkimeve” të trajnerëve betohen   se kjo është herë e fundit për Stavrin. Nuk dihet se kur do të jetë hera e fundit, siç nuk mbahet mend kur ka qënë hera e parë, por habia më e madhe është se si mund të largohet trajneri për një barazim “spektakolar” 3 me 3 , siç e pagëzuan edhe komentatorët dhe specialistet  ndeshjen Laçi-Erzeni. …

Sfidanti.al