Fjalët e sprintierit amerikan Noah Lajles, fitues i tri garave në Botërorin e Budapestit që sapo mbaroi, 100 m , 200 m dhe stafetë në 4x 100 m, kanë trazuar shpirtin e basketbollistëve të NBA-së. “Nuk kuptoj përse në NBA, cili fiton titullin shpallet kampion bote, sepse SHBA nuk është bota..”
Sapo u thanë këto fjalë, në rrjetet sociale kanë mbërritur reagimet “sprintiere” të yjeve Kevin Durant, Tajler Hiero dhe Draimond Grin, që theksonin se në NBA luajnë më të mirët e botës.
Bomba e plasur nga njeriu më i shpejtë i botës, Lajles, trazoi qetësinë e NBA-së, një univers tjetër basketbolli, ku luajnë padyshim më të mirët e Botës, por sipas Noah nuk janë …gjithë bota!
Sfidanti.al