Lajmi po qarkullonte prej disa orësh por tashmë është zyrtare. Skerdi Bejzade ka marrë drejtimin e Laçit duke kompletuar kështu “çudinë” e parë të futbollit shqiptar. Ende pa u mbyllur plaga e Stavri Nicës që rikthehet në Kurbin sa herë skuadra është në vështirësi, drejtuesit e klubit kanë emëruar një emër të njohur.
48-vjeçari do të marrë drejtimin e kurbinasve që në javën e dytë të Abissnet Superiore, pas shkarkimit të Stavri Nicës pas barazimit 3-3 në shtëpi përballë Erzenit. Nica erdhi në fundin e sezonit të kaluar, por vetëm një ndeshje mjaftoi që të gjente shkarkimin me klubin që vjet e mbylli në vendin e pestë me 5-të me 48 pikë.
Bejzade që prej vitit 2010 punon si trajner ku ka pasur eksperienca të ndryshme. Fillimsht drejtoi Kamzën si trajner por edhe si drejtor teknik dhe së fundmi ka qenë në krye të Arminia Hannover në Gjermani.