Nëna e Luis Rubiales, Ángeles Béjar, i dha fund grevës së urisë, të cilën ajo e kishte nisur të hënën, në shenjë proteste kundër akuzave që po i bëhen djalit të saj për puthjen e famshme ndaj lojtares së Spanjës, Jenni Hermoso.
Sipas shtypit spanjoll, Béjar është tashmë në shtëpi, pasi ka kaluar natën në spital në ditën e tretë të grevës së urisë. Disa orë më parë, ajo bëri me dije se ishte e gatshme të “vdiste për djalin e saj”, në shenjë proteste ndaj rastit të ngacmimit seksual të pretenduar nga presidenti i Federatës Spanjolle (RFEF) ndaj Jenni Hermosos, lojtare e kombëtares së femrave, pas finales së Kupës së Botës. Momentalisht Rubiales është i akuzuar për ngjarjen e shëmtuar edhe nga prokuroria ndërsa ai nuk ka pranuar të japë dorëheqjen. FIFA ka ndërprerë çdo bashkëpunim me të për 90 ditë duke bllokuar të gjitha funksionet e tij.