BATE turpëroi Partizanin por jo Ballkanin, skuadra shqiptare rikonfirmohet në grupe

Nuk e ka bërë asnjë skuadër shqiptare më parë por e arrin Ballkani. Kampionët e Kosovës të drejtuar nga Ilir Daja arrijnë të kualifikohen për te dytin sezon rresht në grupet e një kompeticioni të rëndësishëm europian. Skuadra nga Suhareka është pjesë e UEFA Conference League pasi BATE Borisov fitoi 1-0 por nuk e ndaloi dot Ballkanin të siguronte kualifikimin në fazën e grupeve. 

Në Hungari u luajt ndeshja e dytë e play-off të Conference League ku skuadra e drejtuar nga Ilir Daja u mund 1-0 por përfitoi nga suksesi 4-1 në Prishtinë duke kaluar për më tej. Kjo është hera e dytë që skuadra kampione e Kosovës ia del mbanë në misionin historik. 
Ishte BATE Borisov që më shumë se një muaj më parë eleminoi Partizanin nga faza e parë e grupeve në UEFA Champions League pasi barazoi në Tiranë 1-1 dhe triumfoi në Hungari 2-0.