Po sikur të ishim gjykues të ndershëm të lojës së futbollit, tifozët e Partizanit nuk do të flaknin shishe ndaj arbitrave, ne fundin e ndeshjes. . Siç duket, këtë herë, morën edhe “asist të keq” nga vetë personazhet e fushës, të cilët rrethuan arbitrin pas ndeshjes, duke krijuar një alibi .. sikur humbja erdhi nga të zinjtë (arbitrat)dhe jo nga..të kuqtë e Partizanit!
Ajo që ndodhi në fushë është sëmundje e njohur, tashmë është shndërruar në “kulturë” të qasjes sonë. Siç na ka ndodhur shpesh me Kombëtaren, dy pjesët lojës i perkasin boteve te ndryshme. Partizani , në pjesën e parë, sikur donte ta hidhte nokaut Atsanën , një zot e di se si mund të harbonim aq shumë dhe ta bënim sa ta bënim abstrakt dominimin.Në pjesën e dytë, rolet e ekipeve ndryshuan si me rrokapujë : Partizani i varfëruar frikshëm , i dalë nga shinat e lojës, me mëndje të mpirë dhe këmbë të lidhura, kurse Astana veshi uniformen e superheroit, bëri ligjin 45 minuta , sigurisht me “lejen tonë”, zaptoi fushën, topin, arsyen dhe na la neve të “qajmë “ për një penallti të padhënë, sepse ajo paskësh qënë ..thembra e Akilit!
Sfidanti.al