Chelsea, Enzo Fernández kërkon largimin

Enzo Fernández ka kërkuar të largohet nga Chelsea, ndërsa drejtuesit e “Blues” kanë vendosur një çmim prej rreth 120 milionë paundësh për kartonin e tij.

Mesfushori 25-vjeçar, që mban edhe pozicionin e zëvendëskapitenit, është në qendër të interesimit të disa prej klubeve më të mëdha në Evropë, përfshirë Real Madridin, Manchester City-n dhe Paris Saint-Germain.