Superliga, Bylisi bën surprizën, Vllaznia kishte mbetur tek … Laçi!

Mendohej se do të përfundonte ndryshe, por ja që erdhi hapi fals. Vllaznia e Shkodrës gaboi në momentin e saj më të bukur duke humbur në fushën e Bylisit e duke mos e kapur dot kreun e kampionatit, të paktën, përkohësisht. Në stadiumin e Ballshit fituan vendasit, me rezultatin më minimal të mundshëm 1-0. Golin e vetëm e shënoi Felipe Sosa në pjesën e dytë, ndërsa reagimi i shkodranëve nuk pati fryt. Miqtë krijuan disa mundësi, por u ndalën nga portieri Teqja. Skuadrës së trajnerit Mirel Josa nuk i bëri punë as aktivizimi i Bekim Balajt dhe as prania në fushë e disa lojtarëve të tjerë shumë të mirë. Pas kësaj humbjeje, Vllaznia mbeti në kuotën e 28 pikëve, tri pikë prapa Tiranës që luan këtë të enjte.

Laçi, ndërkaq, nuk pati asnjë problem ndaj Kastriotit duke arritur një fitore të lehtë e të thellë me shifrat 4-1. Kurbinasit morën tri pikë shumë të rëndësishme për renditjen duke iu larguar sado pak zonës së rrezikshme që të zbret nga kategoria. Skuadra e trajnerit Mezani ka 23 pikë dhe nëse do të vazhdojë me këtë ritëm, mund të pretendojë të afrohet me zonën që të kualifikon në Europë.

Sfidanti.al