Me të vërtetë një ngjarje e rëndë dhe që ndodhi në Kuvajt. Patricio Bilio ishte duke luajtur “padel”, por papritur u ndje keq dhe u rrëzua përtokë. Edhe pse i dhanë ndihmën e shpejtë dhe e dërguan në spital, ishte e pamundur që të shpëtohej jeta e trajnerit 48-vjeçar të Akademisë së Milanit në Lindjen e Mesme. Bilio ka qenë futbollist, ndërsa raporti mjekësor flet për një atak zemre. Ai punonte për Milanin që nga viti 2010.
Sfidanti.al