Mos vallë Mesi mendon të kthehet tek Barcelona?!

Nga Franca (me jehonë në Spanjë, ku ndjekin me kujdes gjithçka), shprehen të shqetësuar. Kampioni i botës duket se ka pasur një ndikim të madh pas asaj që ndodhi në Katar, të paktën sipas mediave, dhe ndoshta nuk do të rinovojë kontratën me Paris SG. Akordi aktual i legjendës argjentinase përfundon këtë verë, dhe ndonëse PSG-ja e ka gati ofertën, sërish thuhet se Lionel Mesi ka pasur një ndryshim prioritetesh. Dëshira e tij kryesore nuk është më që të marrë një rrogë të jashtëzakonshme, siç bën Ronaldo në Arabinë Saudite, por që të kënaqet dhe të fitojë trofe të tjerë me klubin e jetës së tij. Ky klub padyshim që është Barcelona.

Sfidanti.al