Fitoi çerekfinalen ndaj Jirzhi Leheckës dhe bëri një ftesë që u duk e papritur. Flasim për tenistin grek, Stefanos Cicipas, i cili arriti në gjysmëfinale të Australian Openit dhe ftoi publikisht aktoren vendase, Margot Robi, për ta ndjekur në këtë ndeshje. Pati shumë komente sepse Cicipas ka një të dashur dhe padyshim që ajo do të jetë në ndeshjen në Melburn. Numri 4 i botës do të ndeshet me rusin Karen Haçanov dhe ka shanse të dalë i pari nëse fiton Grand Slemin.
Sfidanti.al