Mançester Junajtidi, sërish klubi më i vlefshëm në Angli!

Nuk e ka humbur vendin e parë edhe pse prej 10 vitesh nuk e fiton dot titullin. Mançester Junajtidi mbetet ende në këmbë, si atëherë kur drejtohej nga Sër Aleks Fergusoni, dhe këtë e konfirmoi fakti se është përsëri klubi më i vlefshëm i futbollit në Angli. “Djajtë e kuq” u vlerësuan në 4.8 miliardë paundë stërlina, sipas një studimi të fundit, me rritje prej 28 për qind të vlerës. Në këtë shifër hyjnë lojtarët, pronat e klubit, suksesi sportiv, vlera e lojës etj. Në vend të dytë, por 1 miliardë paundë prapa është Liverpuli me 3.8 miliardë, ndërsa në vend të tretë është kampionia Mançester Siti me 3.5 miliardë, ndjekur nga Arsenali, Çelsi dhe Totenhemi.

Sfidanti.al