Tifozë si këta të dy nuk mund të jenë në derbin e Madridit!

Në të përditshmen e kryeqytetit, “Marka”, u botua një fotografi e veçantë dhe që nuk shihet shpesh në stadiumet e sotme, përkundrazi ndodh tepër rrallë. Një tifoz i Realit ndodhet në tribunën e impiantit në krah të një tifozeje të Atletikos dhe besohet se këta të dy janë të dashur. “Marka” me të drejtë shkruan se këta dy të dashuruar nuk mund të jenë as në “Santiago Bernabeu” dhe as në “Uanda Metropolitano”, ku ditët e ardhshme do të luhen dy derbit e kryeqytetit për Kupën e Mbretit.

Sfidanti.al