Paris SG i ka “hedhur grepat” dhe normalisht që nxitja është e fortë. Markush Rashfordi do të duhet të marrë një vendim për të ardhmen, pra për të ndarë mendjen nëse duhet të vazhdojë në “Old Traford” apo të shkojë në kryeqytetin e Francës. Trajneri i Mançester Junajtidit, Erik Ten Hag, deklaron se e mira do të ishte që sulmuesi të qendronte. “Rashfordi është në klubin e tij, në ekipin e tij, – thotë holandezi, – ai këtu ka mundësi të bëjë një epokë, të jetë pjesë e një ekipi të madh dhe të fitojë trofe për t’u bërë legjendë”. E vërteta është që Junajtidi është rikthyer me rezultate dhe me lojë, ndaj edhe Rashfordi edhe mund të kandiset që të rinovojë.
Sfidanti.al