Ndaj Barcelonës ishte një mrekulli e vërtetë, një nga më të mirët në fushë, së bashku me Militaon, Karvahalin, Benzemanë, Alabën dhe sidomos Valverden. Po flasim për Toni Krosin, që bashkë me Luka Modriçin, përbën dyshen e veteranëve në mesfushën e Realit, dhe që tregoi një nivel tepër të lartë. E përditshmja spanjolle “Marka” thekson
Myrto Uzuni shpreson të shënojë sot dhe të ketë rritje … rroge!
Sonte do të ketë një tjetër ndeshje, ndërsa priten të reja. Myrto Uzuni është çështja kryesore në klubin e Granadës në Ligën e Dytë të Spanjës, që ka nisur bisedimet për rinovimin e kontratës. Mediat spanjolle shkruajnë se të dyja palët kanë dëshirë që kjo të ndodhë, ndërsa duhet të ketë akord edhe në aspektin
“Djali i shtëpisë” Mesi deshi dhjetëra milionë tek Barcelona, pavarësisht borxheve!
Se çfarë përfaqëson ky emër, nuk ka nevojë për prezantim. Lionel Mesi është gjëja më e bukur që ka rastisur në futboll të paktën që nga koha e Diego Armando Maradonës apo e Pelesë, apo ndoshta më e bukura e të gjitha epokave, e megjithatë edhe për një jashtëklas të tillë kërkesat e tepruara bëjnë
Mbape mund të largohet nga PSG në 2024, por ku do të shkojë?!
Nuk dihet nëse Reali i Madridit do të ketë dëshirë që ta marrë supertalentin francez, sidomos pasi ai refuzoi detyrimet kontraktuale me kombëtaren e vendit të tij. Presidenti madrilen, Florentino Perez, tha se “ky nuk është Mbapeja që unë njoh, një lojtar i tillë nuk më duhet”. Gjithsesi, sipas “L’Ekipit”, ylli i Paris SG mund
Barcelona paska menduar edhe sesi “ta heqë qafe” Levandovskin!
Në Katalonjë nuk është se i kanë pasur paratë “lumë”, ndaj edhe kanë qenë të detyruar të kujdesen për çdo hollësi, aq më tepër kur bëhet fjalë për miliona. Mediat spanjolle botojnë së fundmi edhe “transkriptin” e kontratës së Levandovskit, ku duket se Barça paska menduar edhe sesi “ta heqë qafe” legjendën polake nëse ai
Broja pranë kontratës së re me Çelsin, rroga shkon mbi 1 milionë paundë!
Për momentin, më shumë stërvitet e më pak luan. Armando Broja ende nuk është një emër i rëndësishëm tek Çelsi, por gjithsesi trajneri Tomas Tuhel e ka mendjen edhe tek ai. Klubi londinez, sipas mediave angleze, është duke biseduar me sulmuesin e kombëtares shqiptare për një rinovim të kontratës. Kjo, edhe pse 20-vjeçari ka akord
Reali i ka rinovuar kontratat, por mbeten Benzema dhe Kros
Lajmi për “lidhjen” e Militaos me klubin e Madridit deri në 2028 ishte rrjedhojë logjike e asaj që po ndodh në “Santiago Bernabeu”. Reali po mban fort yjet e tij, ndërsa rinovim kanë bërë edhe Vinisius apo Rodrigo. Po ashtu, Tibo Kurtua ka rinovuar deri në 2026 vitin e kaluar, ndërsa Fede Valverde hodhi gjithashtu
Barcelona e largon De Jongun se ndryshe duhet t’i japë … 90 milionë euro!
E tillë kontrata e holandezit në “Kamp Nou”, e “qepur” që në 2019 në kohën e presidentit Bartomeu. Mesfushori i ardhur naga Ajaksi ka një akord financiar me Barcelonën që është tepër “i rëndë” për klubin, pavarësisht vlerës së tij sportive. Sipas mediave spanjolle, Barça do të duhet t’i japë Frenki De Jongut afërsisht 89
Përse Milani nuk rinovon me Maldinin kur kanë mbetur edhe 7 ditë kontratë?
Nuk është në stilin e klubit të dikurshëm të Berluskonit, por as të atij të këtyre kohëve. Duket se ka më shumë sesa “burokraci” të transferimit të aksioneve në vonesën e theksuar për rinovimin e kontratës së Paolo Maldinit. Legjenda e Milanit ka edhe 7 ditë akord në fuqi me milanezët, për të cilët dha
Interi i jep rinovim me kushte Inzagit deri në 2024
Kontrata zgjatet vetëm me 12 muaj, vetëm me një sezon, dhe ky nuk është një sukses i madh, por më shumë është një vlerësim si edhe një dyshim i rëndësishëm. Simone Inzagi do të jetë trajner i Interit deri në 2024, pasi u mor vesh me drejtuesit e klubit, veçse shtesa e kohës në akord