Përse Milani nuk rinovon me Maldinin kur kanë mbetur edhe 7 ditë kontratë?

Nuk është në stilin e klubit të dikurshëm të Berluskonit, por as të atij të këtyre kohëve. Duket se ka më shumë sesa “burokraci” të transferimit të aksioneve në vonesën e theksuar për rinovimin e kontratës së Paolo Maldinit. Legjenda e Milanit ka edhe 7 ditë akord në fuqi me milanezët, për të cilët dha gjithçka në një karrierë të gjatë si futbollist dhe mori suksese të mëdha, ndërsa po tregohet i zoti edhe si drejtor sportiv. Ndoshta pronarët e rinj kanë ndonjë emër tjetër të preferuar në këtë rol, dhe po presin që kontrata të skadojë vetë. Gjithsesi, mediat në Itali shkruajnë se ka optimizëm për rinovimin dhe se pas kësaj do të nisin bisedimet për transferimet.

Sfidanti.al