Bavarezët janë të njohur si klub që jep rroga të rëndësishme, por nuk shpenzon shumë për kartonin e futbollistëve. Ky mund të jetë rasti për Usman Dembelenë I cili ka kërkesa të larta financiare, ndërsa mund të vijë me parametër zero nga Barcelona. Gjithsesi, Bajerni mendon se është më mirë të investojë tek Sasha Kalajxhiçi, 24-vjeçari I Shtutgartit që është një qendërsulmues, dhe I cili nuk do të kushtonte aq shumë, rreth 25 milionë euro. Edhe rroga për të nuk do të ishte shumë e lartë, ndërsa pagesën maksimale në Mynih e dhanë për Sadio Manenë. Tani, pritet që në “Zebener Shtrase” të merren vesh me Barcelonën për transferimin e Robert Levandovskit, ose që polaku të mos largohet dhe që Kalajxhiçi të mos vijë.
Sfidanti.al