Do të jenë këtë herë 26 dhe jo 23 si më parë. Drejtuesit e futbollit botëror kanë vendosur të bëjnë një ndryshim për numrin e lojtarëve që një ekip kombëtar mund të grumbullojë në Kupën e ardhshme të Botës në Katar. Kjo, gjithnjë nëse trajnerët do të kenë dëshirë që t’i kenë me vete. Me gjasë, kjo mund të jetë si një masë ndaj Kovidit që mund të sjellë ndonjë shqetësim, ndonëse këto kohë është folur shumë më tepër për krizën ekonomike dhe luftën në Ukrainë sesa për koronavirusin. Gjithashtu, zgjerohet lista paraprake e Botërorit, sepse trajnerët mund të mbledhin deri në 55 lojtarë në vend të 35 që ishte deri tani.
Sfidanti.al