Ç’farë kiameti duhet të ketë ndodhur që Duka mendon trajner shqiptar për kombëtaren?!

Mund të ndodhë vërtet një revolucion. i tillë do të ishte nëse në stolin e kombëtares shqiptare do të ulej një trajner shqiptar. Prej 20 vitesh, apo gjatë gjithë periudhës kur president ka qenë dhe mbetet Duka, tekniku kuqezi asnjëherë nuk ka folur shqip, që nga provat me Dosenën, pastaj Brigelin, Bariçin, Hanin, Kuzhen, De Biazin, Panuçin e tani Edi Rejën. Ka më shumë se 1 vit që në zyrën e Dukës diskutohet pasardhësi i italianit të radhës, me shanset që të jetë shqiptar. Emrat më të lakuar janë ata të Besnik Hasit dhe Ernest Gjokës, të paktën sipas burimeve të informuara pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

Hasi është një emër i njohur i trajningut, sot në moshën 50-vjeçare, duke pasur rreth 8 vjet karrierë aktive me Anderlehtin në Belgjikë, Legian e Varshavës, Olimpiakosin e Pireut në Greqi dhe në Arabinë Saudite prej 3-4 vitesh me Al Raedin dhe Al Ahlin. Ai fitoi titullin belg me Anderlehtin si trajner në 2014 si dhe Superkupën e Belgjikës. Gjoka, ndërkaq, është një nga emrat më të njohur të profesionit në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Tekniku 52-vjeçar fitoi titullin kampion në Superligë me Kukësin në 2017, ndërsa me Flamurtarin fitoi Kupën e Shqipërisë në 2014. Në 2021, Gjoka u bë i pari trajner shqiptar që fiton titull jashtë kufijve të vendit, me Shkëndinë e Tetovës në Maqedoninë e Veriut.

Sfidanti.al