Barcelona e largon De Jongun se ndryshe duhet t’i japë … 90 milionë euro!

E tillë kontrata e holandezit në “Kamp Nou”, e “qepur” që në 2019 në kohën e presidentit Bartomeu. Mesfushori i ardhur naga Ajaksi ka një akord financiar me Barcelonën që është tepër “i rëndë” për klubin, pavarësisht vlerës së tij sportive. Sipas mediave spanjolle, Barça do të duhet t’i japë Frenki De Jongut afërsisht 89 milionë euro në total për vitet 2019-2026 që vlen kontrata, ndërsa rroga bazë sezonale rritet progresivisht në 18 milionë euro këtë sezon dhe 19 milionë euro në 2025. Këtyre u duhen shtuar edhe mbi 3 milionë euro shpërblime në vit në bazë të sukseseve sportive. Siç komenton “Marka”, largimi i De Jongut për tek Mançester Junajtidi nuk është një çështje sportive, por ekonomike.

Sfidanti.al