Paris SG shpenzon vetëm 35 fjalë për të shkarkuar Maurisio Poçetinon!

Për një situatë të tillë përdoret shpehja “një i vdekur që ecën”. i tillë ishte figurativisht Maurisio Poçetino, trajneri i Paris SG që tani është një “ish”. Klubi më i madh i Francës njoftoi në një mënyrë tepër të ftohtë dhe brutale shkarkimin e tij, pa treguar respektin qoftë edhe formal të zakonshëm në raste të tilla. Mesazhi në Tuiter ishte me vetëm 35 fjalë, ndërsa tekniku argjentinas ishte i dënuar me largim që pas eliminimit tronditës në Champions nga Reali i Madridit, që në turin e dytë. Pavarësisht se ishte i suksesshëm në Angli me Totenhemin, Poçetino nuk mundi të vendoste autoritetin në një skuadër me 3 superyje si Mbape, Mesi e Nejmar dhe me drejtues që nuk kanë durim që të presin.

Në stol ulet një njeri i njohur në Francë si Kristof Galtie, që fitoi titullin kampion në Ligën e Parë në 2021 duke sfiduar pikërisht PSG-në e Poçetinos. Galtie fitoi Kupën e Ligës me Sent Etienin dhe arriti finalen e Kupës së Francës këtë vit me Nisën, ndërsa 3 herë është shpallur trajneri më i mirë në vend. Presidenti i PSG-së, Al Helaifi, zgjodhi Galtienë pasi favoriti Zinedin Zidan e refuzoi stolin. Ndryshimet tek Paris SG priten të shumta pas rinovimit të kontratës nga Kilian Mbape. Superylli refuzoi Realin e Madridit duke qendruar në kryeqytetin e Francës, e ndoshta një kusht i tij ishte zëvendësimi i trajnerit, fuqizimi i ekipit dhe fitorja me patjetër e Championsit.

Sfidanti.al