“Gjyshi” Ançeloti vendos rekorde nëse Benzema fiton Topin e Artë

Asnjë trajner nuk ka fituar 4 Champions siç ka bërë ai, dhe asnjë teknik nuk ka mundur të fitojë të 5 ligat më të forta të Europës: Angli, Spanjë, Itali, Gjermani, Francë! i tillë Karlo Ançeloti i cili pritet të vendosë një tjetër rekord, edhe pse kjo nuk varet prej tij. Nëse Karim Benzema e fiton Topin e Artë këtë vit, atëherë Ançeloti do të bëhet trajneri i parë në histori që ka pasur në ekip 4 lojtarë fitues të këtij trofeu. Më herët, ka drejtuar Andrij Shevçenkon, Kakanë dhe Kristiano Ronaldon.

Sfidanti.al