Ishte një lloj “mashtrimi”, por i thënë hapur pra nuk mund të quhet i tillë. Kur ishte i vogël, Kristjan Asllani u paraqit një herë në fushë me fanelën e Kakasë, me atë të Milanit, edhe pse të gjithë e dinin se zemrën e kishte zikaltër. Trajneri i tij i parë, Kristiano Filipi (tifoz i Milanit), u habit dhe e pyeti: Ose Kristijan, a nuk je tifoz i Interit?” Shqiptari i vogël, që ishte tashmë banor i Italisë, iu përgjigj trajnerit duke i thënë të vërtetën. “Doja që të mos më ulje në stol, doja të më merrje me sy të mirë”, – tha ai, por kot e kishte sepse tekniku kurrë nuk do ta ulte në stol. Asllani sot është lojtar i Interit dhe kësht mbylli një “qark” pasi e gjithë familja e tij është interiste.
Sfidanti.al