Pioli lëshon “kushtrimin”, por a mund të përsëritet ky Milan në Champions?!

Nuk është e lehtë kur largohen lojtarë të rëndësishëm si Donaruma, Çalhanoglu apo Kesie, ndërsa nuk dihet se çfarë do të ndodhë me Leaon, kurse mosha e Ibrahimoviçit (sidomos) dhe ajo e Zhirusë nisin të bëhen problematike. Trajneri Stefano Pioli i entuziazmoi 3 000 tifozët e Milanit që ishin mbledhur në ditën e parë të grumbullimit të kampionëve të Italisë duke bërë thirrje që mrekullia të përsëritet edhe në Champions. A do të mundet të ndodhë? Do të duhet shumë punë, shumë fat dhe shumë personalitet, ndërsa edhe lojtarët që kërkohen nuk po vijnë si Botman apo Renato Sançez. Madje, edhe De Keteler nuk është i sigurt sepse Bryzhi do më shumë se 20 milionë euro. Të shohim nëse pesha e fanelës dhe aftësia profesionale e Piolit do të mjaftojnë.

Sfidanti.al