Në detyrë erdhi si zgjedhje e dytë në 2011, pasi fillimisht favorit ishte kroati Repesha. Pasi palët nuk ranë dakord, Reali i Madridit vendosi të ulte në stol Pablo Lason, një vendim i cili doli mëse i suksesshëm. Nën drejtimin e tij, madrilenët fituan 22 trofe në 11 vjet, dhe fituan 659 nga 860 ndeshje, duke shkëlqyer në Euroligë dhe në kampionat. Së fundmi, Reali arriti finalen e Championsit i mundur nga Anadolu Efesi i Turqisë, por fitoi Ligën Endesa në finalen ndaj Barcelonës. Laso pati probleme me zemrën dhe u shtrua në spital, e ndoshta kjo mund të ketë qenë arsyeja kryesore e largimit.
Sfidanti.al