Partizani zyrtarizon trajnerin Mislav Karoglan

Partizani zyrtarizon trajnerin e ri. Ka qenë vetë presidenti Demi që ka prezantuar kroatin Mislav Karoglan, i cili ka firmosur një kontratë dyvjeçare me të kuqtë. “FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me teknikun kroat Mislav Karoglan, i cili merr zyrtarisht drejtimin e skuadrës. 44-vjeçari u prezantua sot nga presidenti Gazment Demi në ambientet e klubit, teksa ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me të kuqtë.

​Karoglan do të provojë edhe eksperiencën e tij të parë në kampionatin shqiptar, pas përvojës së fundit në Superligën e Kosovës te Ballkani. Gjatë karrierës së tij tekniku kroat ka drejtuar klube me peshë si, Hajduk Split e NK Istra në Kroaci, si dhe Sheriff Tiraspol në Moldavi në kompeticionet europiane. Karoglan do të zhvillojë sot seancën e parë stërvitore, ndërkohë pjestarët e tjerë të stafit do ti bashkohen ekipit në ditët në vijim”, – shkruhet në njoftimin e klubit të kuq.