Prej disa kohësh ai nuk thirret nga trajneri Joakim Lëv, por kjo mund të ndryshojë. Anëtari i bordit të Bajernit, Oliver Kahn, edhe vetë një yll i kombëtares gjermane, mendon se Tomas Myleri mund të thirret shpejt a vonë, pavarësisht moshës 31-vjeçare. “Në aspektin cilësor, Tomasi mund të luajë kurdoherë në kombëtare, – thotë Kahni,
