Oliver Kahn: Uri e madhe tek Bajerni për Championsin, por kujdes PSG-në!

Si futbollist, si portier, ia doli më në fund që ta fitonte trofeun e madh europian. Oliver Kahn triumfoi në 2001, pas humbjes dramatike të 1990-ës ndaj Mançester Junajtidit, ndërsa sot paralajmëron Bajernin se nuk do ta ketë aspak të lehtë ndaj Paris SG. Njeriu që sot është anëtar i bordit drejtues të bavarezëve, thekson se skuadra e trajnerit Flik po ecën përpara e shtyrë nga uria e madhe që kanë yjet e saj për ta fituar Championsin. “Shumë nga lojtarët kanë uri të madhe për të fituar Championsin, sepse nuk e kanë fituar asnjëherë, – tha Kahni, – Levandovski, Kimih, Dejvis e të tjerë. Profesionalizmi i ekipit është mahnitës. Meritë edhe e një trajneri që gjen fjalët e duhura për lojtarët e tij”. Gjithsesi, Kahni shton se “Lioni nuk i pati lojtarët si Levandovski apo Gnabri, por Parisi ka Nejmarin dhe Mbapenë, pra do të jetë e rrezikshme nëse humbasim topin ndaj tij”.

Sfidanti.al