Oliver Kan zbulon misterin se kush duhet ta fitojë “Topin e artë”

Oliver Kan, një nga portierët më të mirë në historinë e futbollit botëror, konsideron se Luka Modriç është futbollisti më i mirë për vitin 2018. Mbas një jave, FIFA do të shpallë lojtarin më të mirë të botës dhe në garë për këtë titull kanë mbetur Luka Modriç, Kristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah.
Portieri legjendar gjerman mendon se këtë titull duhet ta fitojë mesfushori kroat i Realit të Madridit.
“Kristiano luajti edhe një herë tjetër shkëlqyeshëm në Ligën e Kampioneve, ndërkohë që Mesi, në përbërje të përfaqësueses argjentinase, dëshitoi në Botërorin e Rusisë, kurse Modriçi më shokët e tij u shpallën nënkampionë të botës”, tha portieri gjerman Oliver Kan.
Sfidanti.al