Salihamixhiç kundër Oliver Kahnit: Nuk dua njeri mbi kokë!

Bajerni e ka një drejtor sportiv, dhe ai nuk dëshiron që dikush tjetër t’i bëjë hije. Lajmet nga Gjermania janë që Oliver Kahn mund të marrë një detyrë të përkohëshme si drejtues sportiv, në pritje për t’u bërë shef ekzekutiv, në vend të Karl-Hajnc Rumeniges. Kjo gjë nuk i pëlqen Hasan Salihamixhiçit, drejtorit aktual sportiv, i cili dëshiron të bëjë punën në mënyrë autonome, pa i ndërhyrë njeri.

Rumenige e ka zgjatur kontratën tek Bajerni deri në 2021, por gjithsesi Oliver Kahn është gati për të ardhur, dhe një gazetar gjerman ia bëri pyetjen e drejtpërdrejtë, “Kalles”: “A do ta merrni, Kahnin si drejtor të përkohshëm”. “Ne më parë, jemi duke pritur, ju lutem, – ishte përgjigja evazive e Rumeniges, – të shohim sesi do të shkojnë gjërat”. Oliver Kahn është cilësuar edhe si kandidat për president, por ndoshta Uli Hënes nuk dëshiron të largohet. Nga ana tjetër, Salihamixhiç dëshiron të bëjë karrierë tek Bajerni, pra Kahni mund t’i prishë punë.

Sfidanti.al