Vjet ishte portier i Napolit, ndërsa tani është tek Milani. Në moshën 36-vjeçare, Pepe Reina, do të donte t’i shtynte i qetë momentet e fundit të karrierës, por ja që nuk e lënë të qetë. E kush tjetër, përveçse ish-presidentit të tij, numrit 1 të Napolit, De Laurentis, i cili sikur nuk jeton dot pa u ngacmuar.
“Sot kemi një portier shumë të mirë si Meret, – u shpreh presidenti, – na dha dy pikë, dhe nuk i hedh topat më kot në anën tjetër të fushës”. Kaq ka mjaftuar që në krah të Reinës të dalë një mbrojtëse besnike, vetë gruaja e tij, Jolanda Ruiz. “Sulmi” i saj ishte i tmerrshëm.
“Mos harroni se kritika është duartrokitja që të bëjnë ziliqarët, – tha ajo, – përpjekja për të turpëruar të tjerët, është shenjë e varfërisë së brendshme, nëse dëshiron të jesh udhëheqës, duhet të jesh i integruar, i thjeshtë, i sinqertë, barazitar dhe sidomos i ndershëm”. Cilësi që zonja Jolanda mendon se De Laurentis nuk i ka.
Sfidanti.al