Juve, shiko se çfarë akordi bën Liverpuli për fanelën!

Rekordi botëror është 105 milionë euro në sezon dhe mbahet nga Barcelona. Në Angli, numri 1 është Mançester Junajtid, që ka një marrëveshje me Adidasin për 75 milionë paund stërlina, ose mbi 85 milionë euro në vit. Këtë shifër, pritet ta kalojë Liverpuli, që mund të arrijë të paktën deri në 90 milionë euro sezonale, pra për të qenë më pranë katalanasve.

Kjo do të jetë shumë më tepër sesa Juventusi nënshkroi pak ditë më parë, për një marrëveshje që i jep në total 51 milionë euro në vit. Liverpuli është në bisedime me kompaninë që ka pasur deri tani, Nju Balans (Neë Balance), dhe amerikanët me akordin e deritanishëm japin 45 milionë paund stërlina në vit, apo rreth 50 milionë euro.

Kontrata e tanishme përfundon në 2019-2020, dhe mësohet se bisedimet për rinovimin kanë nisur prej disa kohësh. Liverpuli është më bindës tani që ndodhet në krye të Premier Ligës, ndërsa arriti në maj finalen e Ligës së Kampionëve.

Sfidanti.al