Parashikimi i Kahnit: Tomas Myler mund të luajë për Gjermaninë në çdo kohë!

Prej disa kohësh ai nuk thirret nga trajneri Joakim Lëv, por kjo mund të ndryshojë. Anëtari i bordit të Bajernit, Oliver Kahn, edhe vetë një yll i kombëtares gjermane, mendon se Tomas Myleri mund të thirret shpejt a vonë, pavarësisht moshës 31-vjeçare. “Në aspektin cilësor, Tomasi mund të luajë kurdoherë në kombëtare, – thotë Kahni, – mendoj se trajneri Lëv do ta mendojë këtë gjë në pranverë. Tomasi është një fenomen, ai nuk lodhet kurrë dhe është një udhëheqës në fushë”. Ish-portieri dhe ish-kapiteni i Gjermanisë thotë se “vendimet e Lëvit ishin të dhimbshme për lojtarët e Bajernit”. Trajneri gjerman la jashtë njëherësh Mylerin, Boatengun dhe Humelsin, por paraqitja në Ligën e Kombeve dhe humbja 0-6 me Spanjën mund ta bëjë që të mendohet sërish.

Sfidanti.al