Do t’i mjaftojnë Guardiolës 100 milionë euro për Harri Kejnin?!

Sergio Agueros po i vjen koha për t’u larguar dhe Mançester Siti ka nevojë për një sulmues të ri që të udhëheqë repartin ofensiv. Mediat britanike raportojnë se klubi i sheikëve po mendon pikërisht për Harri Kejnin, sulmuesin kryesor të Totenhemit, dhe kapitenin e Anglisë, madje thuhet se ka gati një ofertë prej 100 milionë eurosh. Nuk dihet nëse kaq para do të mjaftojnë sepse Totenhemi kërkon nja 200 milionë paundë stërlina për të, por ndoshta vullneti i lojtarit do të bëjë të vetën dhe kontrata do të shkojë drejt fundit. Kejn (27 vjeç) ka shënuar mbi 20 gola në 6 sezonet e fundit, ndërsa këtë herë ka dhënë edhe shumë asistë. Aguero ka shënuar 256 gola në 378 ndeshje për Sitin, por ai është 32 vjeç dhe ka pasur dëmtime.

Sfidanti.al