Viti i ri është vit i vjetër për Napolin, pa Mertensin, Kulibalin e Osimhenin!

Nuk mjafton që Xhenaro Gatuzo është keq me syrin, dhe që skuadra ka pasur rënie niveli këtë periudhë, por ja që ka edhe lajme të tjera të këqija. Napoli do të luajë këtë të diel në orën 15:00 në fushën e Kaljarit në Serinë A, por do të ketë mungesa të rëndësishe. Dris Mertens, i dëmtuar që në ndeshjen ndaj Interit në “San Siro”, ende nuk është gati dhe flitet për një nga lojtarët më të mirë. Përveç tij, mungesë do të jenë mbrojtësi kryesor Kulibali, dhe sulmuesi i marrë në verë Osimhen. Edhe mesfushori Deme (Demme) është në dyshim, ndërsa në fushë mund të jenë Petanja në sulm, si dhe Maksimoviç e Manolas në mbrojtje. Hysaj e Rrahmani parashikohen në stol, ndonëse e kanë lënë pas prej kohësh koronavirusin.

Sfidanti.al