Ai realizoi sërish një tripëll dabëll, duke vendosur një rekord të NBA. Rasëll Uestbruk pati ndeshjen e katërt radhazi të fillimit të sezonit me tripëll dabëll, ndërsa rekordin e mëparshëm e mbante Oskar Roberton me 3. Ylli i Uashingtonit shënoi 22 pikë, kapi 10 topa në tabela e shërbeu 11 asistë, por ekipi i tij humbi sërish madje ka 5 humbje radhazi, duke qenë më i dobëti i NBA-së. Çikago fitoi 133-100 ndonëse luajti pa 4 lojtarë që ishin të ndaluar nga protokolli shëndetësor. Uestbruku ndërkaq synon rekordin e NBA-së për tripëll dabëllat në karrierë në të gjitha kohët. Në vend të parë është Oskar Robertson me 181 të tillë ndërsa Rasëlli ka 146 pasi ka kaluar legjendën Mexhik Xhonson (138). Lebron Xhejms ka 94.
Sfidanti.al