Në një kohë që Tomas Strakosha është kthyer në një “desaparesidos”, pra të zhdukur pa gjurmë, të paktën ka ndonjë lajm të mirë për shqiptarët tek Lacio. Mediat italiane shkruajnë se Vedat Muriqi mund të jetë titullar për ndeshjen e parë të vitit në Serinë A, në fushën e Xhenoas këtë të diel në orën 15:00. Trajner Inzagi pritet të aktivizojë sulmuesin e Kosovës, si partner të Imobiles, sepse Korrea ka probleme fizike. Titullar si për herë, ndërkaq, mbrojtësi i Atalantës dhe kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.
Sfidanti.al