Rregullat janë këto, pra që lojtari mund të bisedojë me klube ku mund të shkojë në të ardhmen, kur mbeten edhe 6 muaj deri në përfundim të kontratës. Lionel Mesi ka edhe fiks 6 muaj kontratë tek Barcelona këtë 1 janar 2021, pra superylli i futbollit botëror mund të flasë me ata që e kërkojnë. Sipas mediave spanjolle dhe europiane, klubet që më së shumti duan Mesin janë Mançester Siti (Pep Guardiola) dhe Paris SG i sheikëve dhe i Nejmarit e Mbapesë. Kjo është ngjarja e fillimit të vitit për gazetën “Marka”, ndërsa mund të realizohet një nga transferimet më të mëdhenj në historinë e futbollit. Vetë Mesi ka pranuar se edhe mund të largohet, por të ardhmen do ta vendosë në verë. Dy klubet janë gati të shpenzojnë shumë për rrogën e tij, por kandidati për president i Barcelonës, Laporta, beson se fitorja e tij në zgjedhje do ta mbajë argjentinasin në “Kamp Nou”.
Sfidanti.al