Në Brazil nuk po shuhen polemikat për mega festën e organizuar nga Neymar në Marangaratiba për të cilën është hapur edhe një hetim dhe tani ato shtohen nga një tjetër personazh i njohur. Adriano ‘Perandori’ është pikasur në një klub nate në Rio De Janeiro teksa vallëzonte, këndonte e festonte, sigurisht pa mbajtur maskë në fytyrë dhe video e festës ai e postoi edhe në Instagram.
Që nga fillimi i pandemisë Covid-19, Brazili ka regjistruar mbi 190 mijë të vdekur, 1124 në orët e fundit. Shifra të frikshme këto që detyruan autoritetet që të anulojnë edhe festimet për Vitin e Ri duke përfshirë këtu edhe festën tradicionale e të shumëpritur në Copacabana
Dhe është pikërisht për këtë arsye që festa e Adrianos, video e së cilës u bë menjëherë virale, ka shkaktuar indinjatë. Pista e vallëzimit ishte plot me njerëz dhe 38 vjecari u ngjit në skenë për të bërë duet përkrah dhe i përqafuar me këngëtarin McCabelinho që postoi foto të mbrëmjes.
Dhe atyre që e kritikuan për mosrespektimin e rregullave anticovid,këngëtari u përgjigj: ‘Nuk të pëlqen cfarë bëj? Kujt I bëhet vonë…’. Ndërsa Adriano, për momentin i driblon kritikat dhe hesht
Sfidanti.al