Ka qenë një nga emrat më të njohur të futbollit botëror, por tashmë ish-sulmuesi i Interit dhe Brazilit, Adriano, tregon se askujt nuk i intereson më si është ai. Braziliani është kthyer prej vitesh të jetojë në Brazil dhe ka zbuluar se marrëdhëniet me ish-shokët e skuadrave në të cilat ka luajtur, i përkasin të kaluarës.
