‘Perandori’ Adriano iu bashkohet legjendave braziliane Pele, Garrincha, Zico, Romario, Ronaldo, Ronaldinho, Zagallo, Neymar e Marta. Ish sulmuesi i Interit është përfshirë në Walk of Fame të Maracana mes futbollistëve më të mirë që kanë luajtur në impiantin mitik brazilian dhe reagimi i tij që vërtetohet edhe nga disa foto që ai vetë i publikoi në rrjetet sociale dhe që janë drithëruese.
‘Jam shumë i lumtur-shkruante Adriano-do të doja që babai im të ishte këtu të shihte’ me ish futbollistin që shpërtheu në lotë në krahët e nënës së tij. ‘Ja kur e mësova lajmin të hyrjes sime në Maracana. Faleminderit për gjithcka-vijoi me postimet e tij Adriano në rrjetet sociale
Sfidanti.al