Jehona mediatike: “Treni Çelsi” shtypi Realin në Champions!

Ishte e madhe “isoja” që gazetat europiane i mbajtën fitores së Çelsit ndaj Realit dhe faktit se finalja do të jetë e gjitha angleze. Të përditshmet në Angli dhe Spanjë patën natyrisht jehonë të ndryshme.

“Tërësisht angleze, – është titulli i “Star Sportit” në Angli, – Maunti prenoton finalen europiane me yjet e Pepit! Një bukuri blu!”

“Deili Telegraf” ka të njëjtin titull: Plotësisht angleze! Çelsi mbyt Realin që të bashkohet me Sitin në finalen e Championsit”!

“Deili Meil” në shtojcën sportive: Kënaqësi turke! Verneri dhe Maunti krijojnë një finale tërësisht angleze në Stamboll! Tomas Tuheli vazhdon revolucionin e tij”.

“Tajmsi” i Londrës: Një qind për qind angleze! Çelsi kundër Sitit në finalen e Championsit! Arsenali dhe Junajtidi mund të realizojnë dominimin e plotë!”

E kundërt atmosfera në Spanjë.

“Madridin e shtypi një tren, – titullon “Marka”, – fitore e padiskutueshme e një Çelsi superior. Të bardhët, jashtë finales! Lojtarët e fikur të Zidanit dhanë gjithçka, por nuk mjaftoi!”

Ja edhe “AS”: “Pa fuqi dhe pa Champions! Një Çelsi shumë i fortë, ashtu si në ndeshjen e parë, likujdon me të drejtë ekipin e shuar të Zidanit! Nuk funksionoi as Hazar, as Vinisius në krah!”

Sfidanti.al