Tenistët e bllokuar në Dubai, mes tyre edhe Daniil Medvedev

“Atp po ndjek nga afër zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe mbetet në kontakt me tenistët, skuadrat e tyre dhe autoritetet lokale kompetente. Konfirmojmë se një numër i vogël lojtarësh dhe pjesëtarësh të skuadrave kanë mbetur në Dubai pas mbylljes së turneut ATP 500”.

Me këtë komunikatë Shoqata e Tenistëve profesionistë ka konfirmuar praninë e disa lojtarëve në Dubai, pa përmendur emra. Mes këtyre tenistëve është edhe Daniil Medvedev, fitues i turneut. Kampioni rus, numri 11 në renditjen botërore, dje bëri me dije nëpërmjet rrjeteve sociale se ishte bllokuar në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe se nuk mund të shkonte në turneun Master 1000 të Indian Wells në SHBA. “Po qëndrojnë, bashkë me skuadrat e tyre, në hotelet zyrtare të turneut, ku janë plotësuar të gjitha nevojat e tyre, – shkruhet në komunikatën e Atp-së. – Jemi në kontakt direkt me personat e përfshirë, organizatorët e turneut dhe konsulentët e sigurisë. Organizimi i udhëtimit mbetet përparësi dhe gjithçka vlerësohet duke u bazuar tek operacionet e kompanive ajrore dhe rekomandimet zyrtare”.

sfidanti.al