Arsenali kërkon Pio Esposito, Interi: Asnjë shans bisedimesh!

Trajneri Arteta ka orientuar drejtorin sportiv të “Gunners” të marrë informacion nga klubi zikaltër, ku Ausilio është përgjigjur në mënyrë shumë të qartë. Më 20 janar trajneri Cristian Chivu u këshillua me ndihmësin e tij për mënyrën si të çante skuadrën më të fortë të momentit, Arsenalin. Pio Esposito u fut në fushë, sfidoi në duel mbrojtësit kundërshtarë dhe kështu tërhoqi vëmendjen e Artetës. Edhe e trembi njëkohësisht trajnerin spanjoll. Arteta është një trajner shumë sensibël ndaj talentit të të rinjve dhe menjëherë futi ni lojë Gabriel Magalhaes që të ndalte sulmuesin e ri. Interi humbi 1-3, por Pio mbeti në sytë e stafit të Arsenalit, që tashmë po bën tentativa për të marrë italianin e dytë, pas Calafiori-t.

Arteta i ka kërkuar Andrea Berta-s, drejtorit sportiv të Arsenalit, të kontaktojë me Interin. Berta ka folur me kolegun Ausilio për të mësuar më shumë për situatën, a është në shitje Esposito dhe sa kushton. Tek Interi nuk janë menduar fare, por janë përgjigjur me një “Jo” të prerë. Pio konsiderohet e ardhmja e ekipit zikaltër. Ai ka katër vite kontratë dhe nuk është në merkato, për asnjë shifër. Pra, nuk ka asnjë shans bisedimesh mes dy klubeve për sulmuesin e ri italian.

sfidanti.al