Kylian Mbappé nuk do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sulmuesi francez, pavarësisht problemeve me gjurin e majtë, nuk do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Lajmi është zyrtar dhe është komunikuar nga Real Madridi nëpërmjet raportit të zakonshëm mjekësor. “Pas testeve të kryera te lojtari ynë Kylian Mbappé nga specialistë mjekësorë francezë, nën mbikëqyrjen e Shërbimeve Mjekësore të Real Madridit, është konfirmuar diagnoza e një dëmtimi në gjurin e majtë, si dhe përshtatshmëria e trajtimit konservativ që ai po i nënshtrohet aktualisht”.
Pavarësisht se gjendja e francezit është shqetësuese, do të bëhen përpjekje për ta rikthyer atë në formë për ndeshjen e dytë të raundit të 16-shes të Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain. Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, foli së fundmi për këtë: “Ne e dimë saktësisht se çfarë ka Kylian. Ne duam që ai të kthehet 100%, me besim dhe sa më të sigurt të jetë e mundur, vetëm kur të jetë shëruar plotësisht dhe pa dhimbje”. Francezi humbi dy ndeshjet e fundit të Real Madridit, në Ligën e Kampionëve kundër Benficas dhe në kampionat kundër Getafes.
sfidanti.al

