Vlahoviç i hap rrugën rinovimit me Juventusin

Sulmuesi serb ka dëshirë të qëndrojë, megjithatë duhet të ulë pagën. Brenda marsit pritet të arrihet një akord për kontratën e re deri në 2028-ën. Kontakti i parë, reflektim për rinovimin. Juventusi dhe Dusan Vlahoviç kanë folur për të ardhmen, për atë çfarë mund të ndodhë në qershor. Vlahoviç, babai Milos dhe drejtuesit e klubit bardhezi ishin bashkë në Continassa. Sulmuesi serb në mesjavë do t’i bashkohet grupit të Spalletti-t pas më shumë se 3 muajsh stop. Kontrata e Vlahoviç skadon në qershor, por ai ndihet mirë dhe ka vlerësimin e trajnerit. Pas rinovimit me Yildiz dhe McKennie, Juventusi synon të bëjë të njëjtën gjë edhe me serbin. Lojtari ka garantuar klubin bardhezi se nuk ka kontaktuar me klube të tjera (e kërkojnë Barcelona, Milani dhe Bajerni) dhe se dëshiron të qëndrojë.

Kjo është një hapje e rëndësishme e rrugës së rinovimit, pas “ngrirjes” në fund të verës që shkoi. Juventusi synon të gjejë një zëvendësues për Lois Openda, ndërsa Vlahoviç jep garanci. Në mes është ana ekonomike dhe gjithçka varet nga Vlahoviç dhe njerëzit pranë tij. Duke ditur opinionin e trajnerit Spalletti për lojtarin serb, drejtuesit e Juventusit duan ta bindin lojtarin të qëndrojë, por me shifra të tjera. E thënë më qartë: jo me 12 milionë eurot e sezonit 2025-26, por me 7 milionë euro, si në rastin e Kenan Yildiz. Sulmuesi mund të grumbullohet për ndeshjen me Pisa-n të shtunën, një lëvizje për ta bërë të ndihet mirë. Parashikohet që ai të luajë në Friuli, një rikthim gradual për të mos rrezikuar.

sfidanti.al